29.8 C
Skopje

Grubi – Kyuchyuk: Po vendosim bashkëpunim ndërinstitucional në arsim dhe kulturë

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga deputeti i Parlamentit Europian z. Ilhan Kyuchyuk dhe kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu kanë vizituar Shkollën fillore “Ismail Qemali”.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë zyrtarizimi i binjakëzimit mes dy shkollave “Ismail Qemali” në Çair dhe “Emilian Stanev” në Veliko Trnovo.

“Ju faleminderit shumë që keni ardhur sot dhe ju përgjigjet ftesës për t’u bërë pjesë e kësaj vizite me eurodeputetin z. Kyuchyuk në bashkëpunim edhe me kryetarin e komunës Çair, z. Visar Ganiu, deputeten dhe drejtoreshën e shkolles ‘Ismail Qemali’ dhe të gjithë misafirët këtu. Disa javë pas vizitës së eurodeputetit, vizitojmë këtë shkollë për të vendosur bashkëpunim me një shkollë tjetër të Republikës së Bullgarisë si shenjë solideriteti pas aksidentit tragjik i cili ndodhi me autobusin në kthim nga Turqia për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tashmë ky bashkëpunim po shëndrohet në realitet në bashkëpunim edhe me Parlamentin Europian dhe z. Kyuchyuk bashkë me z. Ganiun është këtu për ta zyrtarizuar këtë bashkëpunim mes dy shkollave në mbështetjen zyrtare të Parlamenitit Europian dhe jam shumë i kënaqur që bashkë sot po shënojmë këtë bashkëpunim ndërinstitucional midis dy shkollave tona”, është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Eurodeputeti Kyuchyuk ka theksuar se bashkë po bëjnë projekte në aferën e arsimit dhe kulturës.

“U takuam këtu para disa javëve në një ditë shumë të dhimbshme por ritakohemi sot në një atmosferë më të relaksuar. Qëllimi është se duam të bëjmë një projekt shumë konkret përmes shkollave, asaj në Veliko Trnovo dhe në Çair. Projekti si bazë do të ketë nxënësit që të shohin se si zhvillohet mësimi në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut bazuar në prespektivën europiane. Andaj jam këtu me kryetar komunash dhe deputet dhe ideja është që të bëjmë sa më shumë aktvitete në sferën e arsimit dhe kulturës duke zgjidhur problemet më të vështira sepse jam shumë optimist që të dy popujt duhet të njihen më mirë mes vete”, është shprehur kështu eurodeputeti Kyuchyuk.

Kryetari i komunës së Çairit, Ganiu tha se dëshiron që ky të jetë një hap i mirë që në të ardhmen komunat të vendosin bashkëpunim akoma më të frytshëm.
“Kjo iniciativë që e nisëm para disa javësh, sot po bëjmë hapat e parë dhe po e formalizojmë zyrtarisht. Më vjen mirë që eurodeputeti e njeh rajonin dhe me këtë shkollë do vendosim një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Dëshiroj që të jetë një hap i mirë dhe në të ardhmen komunat tona të vendosin bashkëpunime më të frytshme me komunat atje”, ka theksuar kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Të pranishme në këtë takim ishin dhe drejtoreshat e shkollave Bubuqe Imeri dhe Antoaneta Palangurska, të cilat u shprehën të gatshme që të realizojnë projekte të ndryshme me nxënësit.

“Kemi ideja që të vazhdojmë në sfera të ndryshme dhe mendojmë të bëjmë vizita me nxënësit që të shohin se si realizohet mësimi, kam përvojë shumë të mirë sepse nxënësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në projekte të ndryshme dhe mendoj se nxënësit janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për një prespektivë europiane”, theksoi drejtoresha e shkollës “Emilian Stanev”, znj. Antoaneta Palangurska.

Mendoj se do të jetë një përvojë e mirë e shkëmbimeve të mendimeve, projekteve të ndryshme mes dy shkollave, është shprehur kështu drejtoresha Imeri.

“Me kënaqësi të madhe pranova që të kemi një bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë pasiqë na ndodhi një tragjedi me nxënësit tonë që humbën jetën atje. Biseduam dhe mendojmë se do të jetë një përvojë e mirë të shkëmbimeve të mendimeve, projekteve të ndryshme mes dy shkollave”, deklaroi drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, znj. Burbuqe Imeri.

Marketing