Kabineti i Pendarovskit: Asnjë veprim nuk ka qenë dhe s’do të jetë kundër Marrëveshjes me Bullgarinë

0
0
Qëndrimi i Presidentit Pendarovski është se asnjë veprim i tij, as ka qenë deri tani, as do të jetë në të ardhmen në kundërshtim me Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy shteteve e vitit 2017, duke përfshirë edhe takimin me shoqata të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i presidentit në një koment për kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë.
“Presidenti Pendarovski konsideron se çdo institucion në të dyja shtetet duhet të japë kontributin e vet në tejkalimin e çështjeve të hapura dhe në këtë drejtim është i përkushtuar për përforcimin e dialogut dhe për zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit”, potencojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, në një kumtesë të publikuar në ueb faqe, shprehu shqetësim për veprimet e fundit të funksionarëve që deklarojnë qëndrimet negative në opinion e që janë në kundërshtim me klimën pozitive të krijuar nga përpjekjet aktive të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Disa ditë pas takimit të suksesshëm të përbashkët të dy vendeve, sërish jemi dëshmitarë të rritjes së tensioneve në opinion që nxiten nga veprime konkrete të presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili tenton që t’i riaktualizojë temat që janë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017. Sipas tyre, veprime të tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes që siguron përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe besimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here