Vozitje e shpejtë dhe nën ndikim të alkoolit, gjobiten mbi 500 vozitës

0
138

Vozitje e shpejtë nëpër rrugët e vendit. Për dy ditë, të paktën 500 shoferë janë gjobitur për vozitje të shpejtësi, kanë qenë të dehur, ose për moslejim të kalimit të qytetarëve në vendkalimet për këmbësorë, shkruan Alsat.

Policët i kanë shkruar këto gjoba në aksione të ndryshme policore, vetëm për 24 orë. Për pesë orë, janë dënuar gjithsej 138 shoferë të dehur, gjatë kontrollit mbrëmë, që cila ka nisur në orën 22 dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 03:00. Më shumë shoferë të dehur janë regjistruar nga policia në Shkup, Manastir dhe Tetovë.
Ministria e Brendshme vetëm dje ka gjobitur 164 shoferë, që kanë vozitur me shpejtësi mbi të lejuarën.

Policia ka gjobitur vozitësit e mjeteve që nuk i linin qytetarët të kalonin në vendkalimin e këmbësorëve. Vetëm dje janë gjobitur 213 vozitës që nuk e kanë respektuar rregullin e kalimit të këmbësorëve. Në Shkup janë gjobitur më së shumti, apo 140 vozitës të cilët nuk i kanë lejuar këmbësorët të kalojnë në shtegun për këmbësorë.
“Ministria e Brendshme do të vazhdojë me kontrolle të tilla sot dhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje vozitësve që gjithmonë t’u lënë përparësi këmbësorëve, përkatësisht të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu apelojmë tek këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse mos- respektimi i rregullave rrugor do të sanksionohet. Detyrimi ynë i përbashkët është që, duke respektuar rregullat, të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, tha Suzana Pranjiq Talevska- zëdhënëse në MPB.

Kontrolle të tilla të intensifikuara të policisë vijnë pas disa aksidenteve fatale që kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here