22.8 C
Skopje

Arrihet marrëveshja mes palëve, Mbappe pajtohet me kushtet e Realit – paga e tij vjetore do të jetë marramendëse

Kylian Mbappe është i destinuar të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid. Gjiganti spanjoll ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez për t’iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë.

Mbappe është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe nuk ka pranuar rinovimin pasi ëndrra e tij e madhe është të luaj për Los Blancos.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka lajmëruar ekskluzivisht se Mbappe dhe Reali janë pajtuar për një kontratë pesë vjeçare. Francezi do të thyej rekord, pasi do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit.

23-vjeçari është pajtuar me Realin për një pagë e cila kap vlerën e 50 milionë eurove në sezon.

Reprezentuesi francez i ka bërë të qartë Parisit se do të largohet dhe paga e tij mujore do të jetë prej një milionë eurove. Gjithsesi klubi madrilen pritet që të dalë me njoftim zyrtar për afrimin e Mbappes gjatë ditëve të ardhshme.

Marketing