Berisha shpalli koalicionin me LSI, reagon PD: Ka vetëm një GARË, atë të shkatërrimit të PD!

0
119

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se Komisioni i Rithemelimit do të bëjë koalicion me LSI për zgjedhjet vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Sipas PD, Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. PD shkruan më tej se “koalicioni non grata” nuk është halli i shqiptarëve.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD nën faqen zyrtare.

Komisioni i Rithemelimit shpalli dje emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 6 marsit, në 6 bashki të vendit:

Bashkia e Vorës: Lulzim Vrana

Bashkia e Shkodrës: Bardh Spahia

Bashkia e Durrësit: Ardian Muka

Bashkia e Dibrës: Premtim Kryemadhi

Bashkia e Lushnjës: Elton Bano

Bashkia e Rrogozhinës: Hekuran Xhani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here