23.8 C
Skopje

Erdhi Limani, por ikin të tjerë! Ja kush u largua nga Lëvizja Besa!

Largimet nga Lëvizja Besa nuk kanë të ndalur. pas Sedat Ramadanit, Isamedin Sadikit, Afrim Avdiut, Muhamed Alijut, Isamedin Sadikit e disa zyrtarëve të tjerë të lartë, dorëheqje ka dhënë edhe ish – kandidati për këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës, Hulusi Asipi.

Njoftimin për largim e ka bërë vetë Asipi, tashmë ish zyrtari i partisë së Kasamit që vjen nga dega e Kumanovës. Ai në rrjetet sociale ka thënë se për një periudhë të shkurtër kohore brenda Lëvizjes Besa kanë ndodhur disa ndryshime.

Asipi shtoi se pranoi të dalë si kandidat për këshilltar nga Lëvizja Besa për të kontribuar në krijimin e kushteve që rinia të mos largohet nga vendi.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook ai ka shkruar:

 

 

Marketing