Grubi: Largimi i Qeverisë teknike nuk cënon Kryeministrin e parë shqiptar

0
111

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në një prononcim për Al Jazeera ka shprehur qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim pro shfuqizimit të Qeverisë teknike të Marrëveshjes së Përzhinos, por ka potencuar se ky hap duhet bërë me konsenzus të plotë të të gjithë subjekteve politike në Kuvend.

“Është jologjike që një vend anëtarë i NATO-s dhe me dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në ende të ketë qeveri teknike që do të organizonte zgjedhjet që është rezultat i mosbesimit tek institucionet dhe e njejta duhet të shfuqizohet, ne jemi për, por duhet të propozohet e diskutohet në Parlament me konsenzus sipas Marrëvëshjes së Përzhinos”, është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi për Aljazeera.

Ai poashtu është shprehur se largimi i qeverisë teknike si kategori nuk cënon në asnjë mënyrë implementimin e premtimit për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here