24.8 C
Skopje

Grubi: Për Bullgarinë nuk është “problem” identiteti dhe gjuha maqedonase

“Jemi partia e tretë më e madhe, kemi synim që të dalim e dyta pse jo edhe e para, për të marrë mandatin për të Qeverisur”, këtë deklaratë e dha kryeministri Grubi në emisionin që transmetohet në televizionin Klan, njofton ideks.mk

Foli edhe për mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Bullgarisë dhe Shkupit. Viti 2021 ishte vit I humbur për ne. Por duhet ta kemi parasysh se kishte disa zgjedhje në këtë vit në bullgari dhe nuk gjetëm një partner.

Tash ka qeveri politike dhe jemi duke biseduar. Në sofje ishin temperaturat shumë të ulta por pritja ishte shumë miqësore. U caktuan 5 komisione mes shkupit dhe sofjes. Disa prej komisioneve kanë zhvilluar takim të tretë apo të katërt, dhe jemi shumë duke punuar për të gjetur zgjidhje për ta tejkaluar këtë kontekst. Edhe më I kënaqur jam kur e dëgjoj edhe qëndrimin e opozitës bullgare për zhbllokim të proceseve dhe fillimin e negociatave me BE-në shpresoj që këtë ta dëgjoj edhe nga opozita shqiptare pse jo edhe maqedonase”, tha Grubi.

Tha se për BDI-në nuk është problem që bullgarët të regjistrohen si pakicë. “Në asnjë moment nuk u diskutua për çështje identitare, etnike, po as për gjuhën. Aagjë që ka të bëjë me identitetin nuk ishte e kontestueshme”, shtoi Grubi.

Marketing