Kosova regjistron tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus

0
161

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë kryer 6,837 testime, që i bie se 23.29 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë për sëmundjen COVID-19. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 2,433 persona. Raste aktive aktualisht janë 34,208.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 943 doza të vaksinës., Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,226 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund të imunizohen edhe me dozën përforcuese apo atë të tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here