25.8 C
Skopje

Me 1.254 të infektuar të rinj me KOVID-19, numri i rasteve aktive në vend ka tejkaluar 20.000

Në fundjavë, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në vend janë regjistruar 1.254 raste të reja me KOVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive me koronavirus në 20.114. Mes numrit të përgjithshëm të pozitivëve janë edhe 169 të riinfektuar.

Në periudhën e treguar janë regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar, si dhe 21 të vdekur në spital nga mosha 54 deri në 90 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, nëntë ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa te 20 prej tyre ishin regjistruar komorbiditete.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.785.054 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 268.191, numri i të shëruarve është 239.694, ndërsa numri i të vdekurve është 8.383.

Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të pacientëve të rinj mbeten rekomandimet për respektimin e masave për mbrojtjen dhe vaksinimin e popullatës.

Si masë e mbulimit sa më të madh të vaksinimit, Katari e ka miratuar përdorimin e vaksinës Fajzer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, ndërsa Britania e Madhe ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve në këtë moshë që janë në rrezik ose që jetojnë me njerëz me sistem të dobësuar imunitar.

Vaksinim të fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç është numëruar më parë edhe në disa vende të tjera, duke përfshirë SHBA-në, Izraelin, Bahreinin dhe Arabinë Saudite.

Dozat e vaksinës Fazjer/Biontek, që do t’u jepen fëmijëve janë reduktuar në 10 mikrogramë, që është një e treta e dozës së të rriturve.

Nga ana tjetër, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar një kërkesë të re Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për të shfuqizuar orën policore, e cili është në fuqi për shkak të pandemisë së KOVID-19 dhe zgjat nga ora 22 deri në orën pesë të mëngjesit.

Drejtori i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, tha se kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, para datës 4 shkurt, kur do të shqyrtohen masat aktuale për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Krahas kësaj kërkese, e cila vazhdimisht theksohet nga objeket hotelierike, në Kosovë dhe në vendet fqinje ka kërkesa shumë të zhurmshme drejtuar autoriteteve në Prishtinë për heqjen e detyrimit për dorëzimin e certifikatës për pranimin e tri vaksinave kundër kovidit ose dy vaksinave plus një RT PCR test jo më të vjetër se 48 orë pas hyrjes në vend.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës “Gamaleja”, Aleksandar Ginzburg informoi se ekzaminimet në vaksinën ruse “Sputnik lajt” kanë treguar se personat që e kanë marrë këtë vaksinë si dozë të tretë do të jenë “100 për qind të mbrojtur nga lloji Omikron për tre muaj”. Sipas tij, 75 për qind e të vaksinuarve me Sputnik B kanë antitrupa që e neutralizojnë llojin omikron.

Megjithatë, ai nuk është shumë optimist për përfundimin e pandemisë.

Marketing