Ordanoski: BDI nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion

0
81

“Forca” e funksionarëve të BDI-së, në rrespektin e hierarkisë dhe kordinimit ka qenë gjithmonë “më pak e depërtueshme” se sa strukturat e relaksuara partiake edhe të VMRO-DPMNE-së, e jo lirshmëria proverbiale e LSDM-së. Tek BDI-ja nuk ka “trt-mrt”, sepse është thënë më shumë se një herë që drejtpërdrejt i përgjigjen fillimisht Ali Ahmetit, e më pas, nëse është e nevojshme, tek strukturat e zyrtare të vendosura shtetërore.

Shkruan: Sasho Ordanoski

Ali Ahmetit i erdhi në maje të hundës! Mjaft më, VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdimisht (me vite) të tëra e akuzojnë BDI-në për përfshirje në krim e korrupsion të zyrtarëve e udhëheqësve shtetërorë e lokal, nëpërmes konferencave të ndryshme për shtyp por që asnjë pretendim I tyre deri më sot nuk është vërtetuar.

Vërtet, z. Ahmeti, formalisht, juridikisht, ka të drejtë. Në Maqedoni, një zyrtar i BDI-së nuk është dënuar asnjëherë për vepra të rënda, krim të organizuar apo korrupsion.

Ka pasur gjykime (disa ende vazhdojnë) për vepra penale që kanë të bëjnë me mashtrime zgjedhore ose shkelje të rendit publik, janë zhvilluar procedime për përdorime të ndryshme të paligjshme të armëv kërcënime fizike dhe kanosje, falsifikim dokumentesh etj., por asnjë zyrtar nuk është dënuar ndonjëherë për vepra të rënda penale ryshfet, vjedhje e pasurisë shtetërore, pastrim parash, llogari të dyshimta etj.

Përfundimi është i qartë: Edhe pse

Pavarësisht se është inkorporuar për 20 vjet, thellësisht e “varrosur” në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale të qeverisjes, BDI nuk është parti që merret me krimin dhe korrupsionin, ajo kujdeset vetëm për zbatimin e interesave kombëtare të shqiptarëve etnikë dhe në fund të fundit. atë urdhër, për interesat shtetërore të Maqedonisë. Pika

Përfundimi është i qartë: pavarësisht se BDI-ja është inkorporuar për 20 vjet, thellësisht e “varrosur” në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale të qeverisjes, BDI nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion, por kujdeset vetëm për realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve etnikë, dhe në këtë mënyrë për interesat shtetërore të Maqedonisë. Pikë.

Ose, megjithatë jo…..! Hmmm…

Historikisht, duke njohur rrethanat (“qytetar të dorës së dytë”) Shqiptarët dy dekada ishin të shkëputur nga mehanizmi dhe krimi i lidhur me procesin e privatizimit në shtet në kohën në kohën kur kapitali i madh në Maqedoni po “ndërronte duart”.

Deri vonë nuk ekzistonin në konsolidimin e bankave (pa të cilat nuk mund të bëheshin këto mashtrime). Derisa politikanët maqedonas edhe sot “grinden” për prejardhjen dhe përfitimet nga kjo “e keqe parësore”, shqiptarët janë përpjekur dhe kanë punuar shumë për dekada të tëra për të mbështetur bizneset e tyre sipërmarrëse me kursimet familjare dhe ndihmën e diasporës punëtore.

Po, shpesh në “zonat gri” të ekonomisë zyrtare, por rrallë me asistencë dhe ndihmë shtetërore ose bankare, të paktën në dy dekadat e para të pavarësisë. Madje, as në “kampin maqedonas” nuk ka zgjidhje për dhjetëra raste të dyshimta dhe akuza për krime milionëshe të asaj kohe dhe që janë ende në proces hetimesh dhe gjykimesh, falë efikasitetit të njohur prokurori-gjyqësor, kudo që të jetë, shumë shpejt do të dalë jashtë përdorimit ligjërisht.

“Kurse  para sa kohe, disa prokurorë të PSP-së, më siguronin se nga miliona bisedime të përgjuara  nga nga “trashëgimia” e pasur kriminale që na la ekipi i VMRO-DPMNE-së i “përzgjedhësve” Gruevski-Mijalkov, thuajse asnjë zyrtarë i BDI-së nuk është i inkriminuar. Bisedat e tyre telefonike janë “harxhuar” për marrëveshje të pa rëndësishme dhe për takime tet a tet dhe tema politike dhe biznesore. Domethënë, nuk ka asnjë indicje për vepra të mëdha kriminale, -“jok”.

“Kjo”, tha një shqiptar, hetues i PSP-së, “është një trashëgim i zakonit të shqiptarëve që bisedat e tyre telefonike kanë qenë gjithmonë të ‘monitoruara’ nga shteti që nga koha e UDB-së, kështu që asgjë e rëndësishme nuk është thënë kurrë në komunikimet telefonike. Edhe kur ka pasur krime, ata gjithmonë janë marrë vesh në “katër sy”, në një ambient të sigurt”.

Nga ana tjetër, “forca” e funksionarëve të BDI-së, në aspektin e respektimit të hierarkisë dhe koordinimit, ka qenë gjithmonë “më pak e përshkueshme” se sa strukturat e relaksuara partiake edhe të VMRO-DPMNE-së e jo për lirshmërinë proverbiale të LSDM-së. BDI-ja nuk ka asnjë marrëveshje që duhet të koordinohet apo zbatohet, sepse është thënë më shumë se një herë që drejtpërdrejt  I përgjigjen fillimisht Ali Ahmetit, e më pas, nëse është e nevojshme, përgjigjen tek strukturat e zyrtare të vendosura shtetërore. “Legjendat” për stereotipe të tilla thonë se ata fillimisht janë “ushtarë të kauzës partiake” (dhe gjithçka që do të nënkuptonte për atë interes), e më pas qytetarë me detyra të caktuara shtetërore në institucione. VMRO-DPMNE mund të ëndërrojë për një besnikëri të tillë, e LSDM-ja as në ëndërr nuk ka mundur ta arrijë.

Më pas vjen i gjithë rrjeti i zyrtarëve dhe klientela e tyre partiake “të përfaqësuar proporcionalisht” në të gjitha institucionet shtetërore, të pavarura dhe para-shtetërore, përfshirë strukturat hetimore dhe prokuroriale-gjyqësore, të cilët bëjnë çdo përpjekje për të nisur procedimin apo për të mbledhur prova për dyshime të mundshme, për krime të mëdha dhe korrupsion, raportojnë në kohën e duhur, bllokojnë, zvarritin, relativizojnë dhe përgjithësisht e pengojnë deri në atë pikë sa përpjekjet për zbulimin ose vërtetimin e krimit bëhen të pakuptimta.

Madje, opozita shqiptare publikon një sër akuzash për këtë dhe më kot në çdo zgjedhje del sërish e mundur nga BDI. Si politika, “Kripë mbi  plagë”, janë “agjendat e gjelbra”, “platformat e Tiranës”, “kryeministri shqiptar” dhe batuta të ngjashme me të cilat BDI i argëton rregullisht në fushata zgjedhore.

Në fund të fundit, nëse diçka arrin të thyejë këtë “mur kinez” të paprekshmërisë dhe mbrojtjes, pasojnë pazaret politike në nivelin më të lartë, ku dihet: nuk ka qeveri të LSDM-së apo VMRO-DPMNE-së që mund të mbijetojë politikisht nëse BDI vendos të largohet, prej saj. Dhe pse kështu, kur bashkëpunimi mund të jetë produktiv reciprok, në kënaqësinë e të gjithë pushtetarëve! Dhe “të huajt” rregullisht pajtohen me këtë rezultat – edhe kur errësojnë diçka në raportet e tyre vjetore të mërzitshme për këtë apo atë – sepse stabiliteti i shtetit është gjithmonë më i rëndësishëm për ta sesa demokracia. Dhe kështu me vite, tash e dy dekada.

Prandaj ka të drejtë Ali Ahmeti kur me ndjenjën e stagnimit kërkon që VMRO-DPMNE dhe LSDM të ndalojnë akuzat boshe dhe dashakeqe ndaj BDI-së. I gjithë argumenti i dëshmueshëm është në anën e tij. Ju lutem!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here