22.8 C
Skopje

Kushtetuesja vendos sot për të! Meta mesazh: Pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të enjte me një mesazh në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e karakterit te një njeri.

Meta vjen me këtë mesazh pak orë para nisjes së seancës në Gjykatën Kushtetuese për të:

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.

Në videon e publikuar nga presidenti thuhet që karakteri pasurohet nga talenti, suksesi, dashuria, disiplina dhe respekti. Në mesazh theksohet se pa karakterin të gjitha të tjerat bëhen zero.

Gjykata Kushtetuese do të vijojë sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në seancën e së martës u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Top Channel

Marketing