25.8 C
Skopje

Sela pishman për dorëheqjen, Taravari i dëshpëruar nga Sela

Ziadin Sela së bashku me Arben Taravarin dhe Ilire Dautin dje kanë qëndruar në Prishtinë ku kanë takuar krerët e partive politike, kryeministrin Kurti dhe presidenten e shtetit znj.Osmani, shkruan politiko.mk

Duket se vizita në Prishtinë ka qenë më shumë për të prezantuar Taravarin si kryetar të ardhshëm të ASH-s. Javë më parë Sela e paralajmëroi dorëheqjen para organeve të partisë po duke se ende nuk ka guxim ta japë atë në opinion. Dorëheqja e parevokueshme e Selës kërkohet nga shumë bashkëpartiakë e aktivistë të ASH-s për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si ato parlamentare dhe ato lokale.

Vetëm para disa muajve kryetari i Gostivarit, Taravari dha dorëheqje si sekretar i përgjithshëm i ASH-s me shpresë që kjo iniciativë të nxisë edhe kryetarin aktual të partisë të dorëhiqet. Kaloi kohë dhe Sela ende nuk po e merr hapin për ta bërë të mundur që dikush tjetër të vijë në vendin e tij, e që ky do të ishte me shumë gjasa Arben Taravari – emri më i përfolur tash e disa muaj.

Marketing