28.8 C
Skopje

Kovaçevski–Metsola: Mbështetja e PE-së është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nga Qendra për shtyp e Qeverisë thonë se Kovaçevski ia uroi postin kryetares së Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsolës.

Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Europian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Sipas Qendrës për shtyp të Qeverisë, në takim u theksua progresi në reformat në gjyqësor dhe në sundimin e ligjit të njohur në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe u theksua se Maqedonia e Veriut vazhdon me përkushtim të fuqishëm politik të zbatojë rekomandimet pozitive të Parlamentit Evropian për implementimin e reformave, për të përfunduar projektin strategjik të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing