Fëmija u përplas me varësen, humbi shikimin, prindërit padisin ‘Jumbo-n’ në Greqi!

0
83

GREQI– Kompania e lodrave ‘Jumbo’ është paditur nga prindërit e një 6-vjeçari në Greqi. Prindërit kanë dorëzuar padinë për aksidentin që pësoi djali i tyre në muajin korrik të vitit të kaluar. Mediat greke shkruajnë se fëmija tentoi muaj më parë të kapte një lodër mirëpo është penguar nga një varëse rrobash, e blerë në ‘Jumbo’.

Sipas prindërve, varësja nuk kishte mbulesë mbrojtëse e për pasojë 6-vjeçari është dëmtuar në syrin e majtë, gjë që shkaktoi një humbje të përkohshme të shikimit dhe çoi në operacion.

Në padinë e publikuar nga protothema.gr , thuhet se shikimi në syrin e majtë të djalit të mitur pothuajse është zhdukur plotësisht. Çështja iu është raportuar autoritetit kompetent dhe të pavarur “Ombudsmani i Konsumatorit”, si dhe Ministrisë mbikëqyrëse të Zhvillimit, duke qenë se shqetësimi i prindërve është që të të marrë masa mbrojtëse, për të mos përsëritur një tjetër dëmtim të një fëmije të mitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here