“Më duket një gjë shumë njerëzore të mendosh për këtë. Të fitosh shumë më tepër se sa mendon, duke bërë të njëjtën punë në një vend tjetër, është e pranueshme për shumëkënd.

Mua m’u paraqit kjo mundësi, por thashë: Jo, faleminderit! Ndoshta mund të kisha mbështetur disa breza të familjes sime me ato para. Atalanta më bleu për një milion euro dhe më shiti për një shumë të konsiderueshme tek Interi.

Ishte një situatë fituese. Ndërkohë, ndodhi transferimi im i mrekullueshëm tek Interi. Ishte diçka tepër e bukur, nuk kam asnjë peng që refuzova milionat e një klubi tjetër anglez” tha mes tjerash Gosens.