17.8 C
Skopje

Nuk e duan në klasë sepse është me sindromën “down”/ Ëmbla shkon në shkollë dorë për dore me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Kjo është Ëmbla Ademi, e cila nuk po e vazhdonte mësimin në një klasë me shokët e shoqet e saj dhe kjo vetëm sepse prindërit e nxënësve të tjerë nuk duan që ajo të jetë në të njëjtën klasë me fëmijët e tyre, pasi është me Sindromën Down.

Por Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademi.

Ajo tani po e vazhdon shkollimin normalisht falë reagimit nga opinioni publik.Me këtë rast Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë dorë për dore.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, rrëfen ajo që nga shtatori ka pasur asistent arsimor, por shpesh i është dashur t’i ndërrojë klasat dhe mësueset, që është mjaft e lodhshme për një fëmijë me nevoja të posaçme.

Drejtori i Shkollës Fillore “Bashkimi”, Ziadin Nuredini, e pohoi se Ëmbla me moshatarët mëson vetëm disa nga orët mësimore, ashtu siç janë dakorduar edhe me prindërit e fëmijëve të tjerë.

Marketing