23.8 C
Skopje

Numër i lartë i shkeljeve të rregullave në trafik, 312 gjoba vetëm në Shkup

Shkup, 7 shkurt – Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 312 gjoba dhe atë: 77 për tejkalim të shpejtësisë, 70 për dhënien përparësi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 38 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 34 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 12 masa për makinë ta të paregjistruar dhe teknikisht të parregullta, 19 për mosvënien e rripit të sigurisë, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 7 për vozitës fillestar dhe 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Marketing