28.8 C
Skopje

Ronaldo, njeriu i parë me 400 milionë ‘followers’. Ja 10 personat me më shumë ndjekës në Instagram

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe i pari që ka kaluar 400 milionë ndjekësit.

Futbollisti portugez, i cili sapo ka mbushur 37 vjeç, u bë më i ndjekuri në Instagram, kur në shtator 2021 arriti 237 milionë ndjekës.

Për vetëm gjashtë muaj, Cristiano Ronaldo e ka shtuar me 163 milionë numrin e ndjekësve në Instagram.

Në këtë rrjet social, ish-lojtari i Real Madridit ka 3242 postime me një mesatare prej 10 milionë ‘like’ në secilin prej tyre. A ndjek në Instagram vetëm 500 persona.

Cila është llogaria më e ndjekur në Instagram? Vetë rrjetit social Instagram, i cili numëron më shumë se 469 milionë ‘followers’. Instagram ndjek vetëm 98 llogari dhe ka bërë 7049 postime.

Marketing