Sela i padëshiruar, Taravari gati të bëhet i pari i ASH-s

0
126

Brenda partisë Aleanca për Shqiptarët emri më i përfolur për ta zëvendësuar Ziadin Selën është Arben Taravari. Shumica e anëtarëve e dëshirojnë të parin e Gostivarit në krye të partisë. Dështimet e njëpasnjëshme të Ziadin Selës në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale kanë bërë që votuesit e kësaj partie të revoltohen nga dështimet e kryetarit aktual.

Arben Taravari me shumë gjasë do të jetë në krye të partisë pas kongresit të ASH-s i cili do të mbahet në një të ardhme të afërt. Tanimë Taravari e ka dhënë dorëheqjen nga sekretari gjeneral i partisë për tu përgatitur për pozitën e re si kryetar i ri i partisë më të madhe opozitare në vend.

Dështimeve të njëpasnjëshme të Selës duket se i ka ardhur fundi më. Anëtarët e partisë dhe aktivistët janë të zëshëm në këtë drejtim për ta votuar një kryesi të re në parti, dikë që do të punojë për të arritur të bëhet pjesë e Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here