Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë, lë pas vetëm Kosovën

0
239

Shqipëria është shteti me pagën minimale më të ulët në Evropë, sipas të dhënave që raporton EUROSTAT-i, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Me 30 000 lekë, ose 248 euro, minimumi i të ardhurave bruto për një të punësuar në Shqipëri është ndjeshëm larg vendit që vjen pas saj në renditje, Turqisë, me 328 euro. Ndërsa në rajon ndjekin Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi, me pagën minimale te fqinjët veriorë të fiksuar në 532 euro në muaj.

Teksa qeveria shqiptare ka premtuar ta çojë në 40 000 lekë pagën minimale deri në fund të këtij mandati, sipas ekspertit Fatos Çoçoli kjo masë duhet marrë sa më herët, duke përfituar edhe nga ritmet aktuale të zhvillimit ekonomik.

Sipas Çoçolit, përfitimet nga rritja e pagës minimale tejkalojnë të gjitha kostot e para që mund të hasin bizneset, raporton A2.

Në matjen e pagës minimale, EUROSTAT-i përfshin edhe fuqinë blerëse të individëve, pra krahason rrogën me çmimet në tregun e secilit vend, ku rezulton se një shqiptar i paguar minimalisht në Shqipëri është mbi dy herë më i varfër sesa një i punësuar në Turqi, Serbi e Mal të Zi, ku pavarësisht se paga minimale nuk është dyfish, standardi i jetesës është më i lirë.

Me këtë pagë një shqiptar nuk mund të sigurojë sot ende një nivel jetese më të lartë se të një qytetari tjetër të rajonit përpara 10 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here