VMRO-DPMNE: Deklarata duhet të mbështetet nga gjitha partitë

0
66

VMRO DPMNE insiston në miratimin e deklaratës, pasi siç thonë nga kjo parti personaliteti dhe vepra e Goce Dellçevit si figurë qëndrore e historisë maqedonase meriton të miratohet një deklaratë e tillë.

“Vlerësojmë se kjo deklaratë duhet ta paraqes unitetin dhe bashkimin e partive politike në kuvend, por edhe unitetin e të gjith shoqërisë maqedonase rreth veprimtarit të pa kontestuar maqedonas dhe udhëheqës në çlirimin e Maqedonisë dhe idenë për shtet të pavarurë Republika e Maqedonisë.”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Deklarata e VMRO-DPMNE-së është propozuar për miratim në kuvend para tre ditësh, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, përvjetorë që u festua edhe në Maqedoninë e veriut edhe në Bullgarinë fqinje, pasi siç pretendon pala bullgare Goce Dellçev është pjesë e historisë së përbashkët të dy popujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here