22.8 C
Skopje

Dimovski: Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha rrogat duhet të harmonizohen

Kur paga minimale bëhet 18.000 denarë, të gjitha pagat tjera duhet të harmonizohen, nuk duhet që paga minimale të jetë afër atyre të klasifikuara, thotë kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në TV 24

“Punëtorët nuk mund të marrin vetëm 18.000 denarë, nëse iu regjistrohen shtesat tjera. E dimë dje dhe muajt e kaluar kur kemi luftuar, për ne e rëndësishme ishte që të marrim pagën minimale dhe gradualisht të rriten të gjitha pagat, sot po përgatiten letrat drejtuar institucioneve ku do të shkruhet kjo që po them”, thotë Dimovski.

Ai shton se propozimi i tyre për rritjen e pagës në 18 mijë është bazuar në shportën e konsumit të Entit të Statistikave.

“Sipas analizave tona kemi vlerësuar që paga minimale të jetë 18 mijë dhe nëse në një familje ka dy të punësuar me të ardhura minimale të mund ta kalojnë muajin”, thotë Dimovski.

Ndryshe, dje u arrit marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit në lidhje me kërkesën për pagë minimale prej 18.000 denarë.

“80 mijë bashkëqytetarë tanë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin më së paku 18 mijë denarë. Kjo shumë, nënkupton rritje të pages neto për këta punëtorë për rreth 45 euro në muaj. Premtuam dhe realizuan masa që në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndihmojnë standardin jetësor. Në vit të krizës së jashtëzakonshme, vit të krizave evropiane dhe botërore, mbetemi të fokusuar në mbështetje financiare të qytetarëve”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Sindikatat para disa ditëve protestuan duke bllokuar njërin prej bulevardëve të qytetit, ndërsa paralajmëruar bllokada të udhëkryqeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen dhe nuk realizohen. Ka disa muaj që ata kërkojnë rritje të pagës minimale, por tërë kohën janë përballur me rezistencën e punëdhënësve dhe vendimmarrësve.

Marketing