Ja pse gaboi Bilall Kasami me publikimin e emrave të kontratave?!

0
248

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk është më në një fushatë, por ka marrë të drejtojë njërën ndër komunat më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, atë të Tetovës. Kanë kaluar tre muaj dhe 100 ditshi për të u harxhua, ndërsa ai akoma merret me administratën e kaluar, akoma e ndjek hija e Teuta Arifit të cilin qytetarët ia morën të drejtën të qeveris edhe në një mandat tjetër.

Qytetarët presin ndryshimin nga Kasami dhe jo arsyetimet e pareshtura të së shkuarës. Ajo që është aktuale këtyre ditëve ka të bëjë edhe me publikimin e emrave gjegjësisht Komuna e Tetovës ka publikuar një listë me 811 persona të angazhuar si honoraristë nga qeverisja e kaluar, kur me Komunën drejtonte Teuta Arifi e që në faktë kanë 511 persona.

Bilall Kasami me publikimin emrave gaboi shumë rëndë për shumë arsye.

E para dëmtimi i imazhit të gjithë atyre që kanë punuar hakikat në komunën e Tetovës, që sot ndjehen të ofenduar,  ku Kasami nuk i ka selektuar, e dyta është publikimi i emrave të familjeve të dëshmorëve që është një ndër gabimet që nuk do ti falet Kasamit, që ka shumë familje të dëshmorëve që janë ndihmuar nga komuna e Tetovës.

Po ashtu publikimi i emrave në opinion u bë pikërisht për të mbuluar dështimin e 3 mujorit të parë të kreut aktual të Tetovës.

Ajo që është akoma më e rëndë këtu ka të bëjë edhe me shkeljen e privatësisë të të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në Komunë që janë mbi 70% të 511 kontratave.

Një tjetër gabim gjatë publikimit kishte të bënte me fyerjen e tyre sepse ai mashtroi opinionin se janë 811 kontrata kur në fakt janë 511. Kjo gjithsesi që ka dallim.

Gjithashtu në mesin e 511 kontratave, janë mbi 150 kontrata të familjeve të dëshmorëve që kanë marrë ndihmë nga Hazbi Lika, Sadi Bexheti e Teuta Arifi që Bilall Kasami nuk dihet a do të ndihmoj apo të zëvendësojë familjet e dëshmorëve me  militantët e BESËS.

Tani pyetja e madhe është :A do ti ndalë Bilall Kasami ndihmat për familjet e dëshmorëve?

Me publikimin e emrave Kasami ka bërë që edhe familjet e dëshmorëve të ndjehen të turpëruar dhe po ashtu çështja është a do t’ua marrë Kasami paratë edhe familjeve të dëshmorëve për tua dhënë militatëve të BESËS?

Kur jemi te kontratat duket se nuk është mbyllur këtu, sepse problemi është të publikosh emra që s’janë mbështetësit  e Lëvizjes BESA,  ndërsa ta mbushësh Komunën me militantët Lëvizjes BESA është i njejti gabim që tetovarët shumë shpejtë do të kuptojnë se me Kasamin nuk ndryshon Tetova.

Pra Bilalli I hoqi të Teutës tash ka nisur ti mbush me të Kasamit.

Me marrjen e komunës së Tetovës Kasami është shprehur se administrata e komunës është e stërngarkuar, por ai ka vendosur edhe më tej të stërngarkojë.

Në gjithë këtë histori kontratash thelbi i punës së një kryetari është premtimi që ai ka dhënë para qytetarëve dhe çështja mbetet se kurrë do të jep llogari Bilall Kasami për premtimet boshe të tij?

Ndërsa për 100 ditshin e Kasamit do të shkruhet më shumë sepse përpos publikimit të kontratava Kasami nuk ka realizuar asgjë tjetër./TS/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here