Kuvend, u zgjodhën 16 zv/ministra në RMV

0
93

Kuvendi votoi zv. ministrat në 16 ministri me 63 vota “për”, 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Bashkim Hasani u zgjodh zv. ministër i Mbrojtjes, Nazim Bushi u zgjodh zv. ministër i Brendshëm, Agim Nuhiu u zgjodh zv. ministër i Drejtësisë, ndërsa Fatmire Isaki zv. ministre e Punëve të Jashtme.

Zv. ministër në Ministrinë e Financave u zgjodh Filip Nikolloski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini. Zv. ministër i Shëndetësisë është zgjedhur Vlladimir Rendevski, zv. ministër i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, zv. ministër për Punë dhe Politikë Sociale është zgjedhur Enver Husejin. Zv. ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski, zv. ministër i Kulturës është zgjedhur Daim Luçi, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski, për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi, ndërsa Xhabir Doko është zgjedhur zv. ministër në Ministrinë e Sistemit Politik.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën përmbyllëse para deputetëve tha se më e rëndësishme është që zv. ministrat të punojnë me ndershmëri, përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here