22.8 C
Skopje

MEPSO për zjarrin në Shkup: Mund të ketë sërish ndërprerje të rrymës

“Shpërthimi në largpërçues në trafostacionin Shkup 4 drejt trafostacionit Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, ishte shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Poles”, njoftojnë nga MEPSO.

Këto dy faktorë kushtëzuan rënie të rrjetit te të dy transformatorët 400/110 kV, dhe me këtë edhe rënie të gjithë trafostacionit Shkupi 4 në lagjen Pintija.

Nga MEPSO thonë se defekti është sanuar dhe është kthye furnizimi me energji elektrike.

“Defektet janë izoluar dhe punohet në mënjanimin e tyre. Me këtë MEPSO njofton se edhe gjatë mbrëmjes mund të ketë ndërprerje të shkurtra të furnizimit të energjisë elektrike”, thanë nga MEPSO.

Marketing