Sali: Ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka penguar funksionimin e klinikave të Shkupit

0
137

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Shkup, nuk ka shkaktuar pasoja në spitalet në kryeqytet.

Sali njofton se kanë ndërmarrë të gjitha masat në kohë dhe kujdesi shëndetësorë nuk është penguar në asnjë moment.

Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal. Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment”, ka shkruar Sali.

Ndryshe, pasditen e sotme si pasojë e një shpërthimi në një largpërçues në Shkup, është shkaktuar ndërprerje e energjisë elektrike në gjysmën e kryeqytetit. Autoritetet zjarrfikëse kanë reaguar dhe brenda një kohe është kthyer në normalitet furnizimi me rrymë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here