Temperatura nën zero mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në Dibër

0
299

Shkup, 13 shkurt – Më ftohtë, me 4 gradë nën zero mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit, ndërsa temperatura minus në orën 07:00 janë matur edhe në Hanet e Mavrovës (-2) dhe në Dibër (-1).

Siç informon DPHM, zero gradë janë matur në Krushevë dhe Berovë, 1 gradë në Ohër dhe Pretor, 2 në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir dhe Prilep, 3 gradë në Shkup – Petrovec, Shtip, Kumanovë dhe Vinicë, 4 në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë dhe Demir Kapi, 7 gradë në Gjevgjeli dhe 8 në Dojran.

Më shumë borë, 30 centimetra, mëngjesin e sotëm ka në Hanet e Mavrovës, 22 në Kodrën e Diellit, 9 në Pozharane dhe 2 centimetra në Gjurishtë.

 Moti paradite do të jetë i vranët, në juglindje në disa vende me shi të dobët. Pasdite do të ketë periudha të diellit, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës shi i dobët lokal do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jenë në interval prej 1 deri në 4, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë i vranët, pasdite me periudha të diellit. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 9 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here