Në Shkup sanksionohen 238 shoferë, 62 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

0
236

Shkup, 14 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 238 sanksione, prej të cilave 62 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 43 sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 24 kundërvajtje për këmbësorët, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kryeqytet policia dje ka shqiptuar edhe 26 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, shtatë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe tri kundërvajtje për motoçiklistët.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here