Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti vendosi lule në varrin e bashkëpartiakut Abdilaqim Ademi në 4 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në vazhdim postimi i plotë i Ali Ahmetit në faqen e tij në rrjetin social Facebook:
“U bënë sot plot katër vite pa mikun dhe bashkëveprimtarin tonë Abdilaqim Ademi.
I ruaj me mall si kujtim vitet e punës që i kaluam bashkë, kontributin dhe angazhimin e tij të sinqertë në Bashkimin Demokratik për Integrim për zbatimin e vlerave të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe faktorizimit të zërit të shqiptarëve në vend.
Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme ndër shumë gjenerata.” – ka shkruar kështu kreu i BDI-së Ali Ahmeti.