22.8 C
Skopje

EKSKLUZIVE: Konflikti Rusi-Ukrainë, Osmani: Jemi të sigurtë, do të ishte ndryshe po të mos ishim pjesë e NATO-s (VIDEO)

Në një intervistë ekluzive të dhënë për indeks.mk , Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka folur rreth ndikimit që mund të ketë konflikti i mundshëm Rusi – Ukrainë në vendin tonë, rreth asaj se si duhet vepruar qytetarët e vendit që ndodhen në Ukrainë me qëllim të shmangies së çfarëdo rreziku potencial.

Në vazhdim po ua përcjellim intervistën e plotë të realizuar nga indeks.mk me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani:

Indeks.mk: Në rast të ndonjë konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, a rrezikohen kufijtë integral të RMV-së?

Osmani: Tash, kufijtë nuk rrezikohen sepse garancë për këtë është NATO. Sigurisht që frika do të ishte ndryshe pot ë mos ishim anëtarë të NATO-s dhe prandaj inkuadrimin në NATO, e konsiderojmë si një prej arritjeve më të rëndësishme në politikën të jashtme dhe përcaktimet tona strategjike, për shkak se NATO, është aleancë e cila garanton, mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare që pjesë e sajë jemi edhe ne. Po se sigurisht do të shkakton dhe pasoja të shumta në continent, por edhe më gjërë kjo është padilem, varësisht në çfarë niveli dhe në çfarë intensiteti, eskalon situate atje, me invasionin e mundëshëm rrus, në Ukrainë. Siç thashë, ne kemi parashikuar disa skenare, nga një intervenim i izoluar deri në luftë e hapur ndërmjet dy vendeve. Përveç se jemi pjesë e aktiviteteve të NATO-s, gjithashtu bëjmë edhe planifikimet e tona të brendshme dhe unë që para 10 ditëve kam kaluar një informacion në Qeveri, në të cilat kam propozuar masat të cilat unë kam propozuar t’I ndërmarrim, për mbrojtje të vendit, parashikim të pasojave ekonomike, natyrisht edhe të gjitha vlerësimeve që duhet t’I bën shteti në këtë drejtim.

Indeks.mk: Nëpërmes rrjeteve sociale keni apeluar që qytetarët të lëshojnë ukrainën, dhe për tu rikthyer a dihet numri i sakt i qytetareve te RMV-së që gjenden në Ukrainë, si do të veproni me diplomatët dhe familjet e tyre po edhe me qytetarët?

Osmani: Siç e dini, RMV-ja është vend anëtar i NATO-s, që d.m.th ka qasje të drejtëpërdrejtë në të gjitha informacionet që i kanë aleatët tanë në kuadër të NATO-s. Në këtë kontekst jemi edhe mirë të informuar për çdo zhvillim, që për ne është përparësi që na e mundëson vetëm anëtarësimi në NATO. Prandaj, gjitha vendimet tona janë mirë të informuar. Kemi nisur shumë më herët përgatitjet tona, për plane të veprimit, varësisht se çfarë skenaresh mund të ndodhë në kuadër të këtij eskalimi të mundshëm dhe siç shifet tanimë kanë filluar të implementohen, planet ashtu edhe siç na vijnë informacionet, mbi zhvillimet atje. Një prej atyre vendimeve ishte vendimi për të ftuar shtetasit tanë në Ukrainë që të kthehen menjëherë në vendlindje. Kemi bërë analizën e tyre, kemi kontaktuar me ta javëve të kaluara, për të pasur një informacion të saktë se, ku i kemi njerëzit, në çfarë qytete, çfarë statusi kanë dhe cilat janë mundësitë për tu kthyer. Vendimi vetëm se është marrë që fillimisht të kthehen familjarët e diplomatëve që i kemi atje, por edhe qytetarët tjerë që nuk janë në kuadër të misionit për observim ose monitorim të OSBE-së, menjëherë nëpërmes fluturimeve komerciale, për shkak se nuk e dijmë se si do të jenë zhvillimet më tutje. Me këtë nuk duam të krijojmë ndonjë panic, ose të dërgojmë informacione për përkeqësim të situatës atje, mirëpo e kemi për detyrim që të kujdesemi për njerëzit tanë atje, natyrisht të mos bëhet ngarkesë edhe për shtetin atje të Ukrainës, ashtu që mendoj se është mirë që të përsëris edhe njëher apelin që të gjithë njerëzit tanë, shtetasit tanë të cilët për momentin janë në Ukrainë, të shfrytëzojnë disponimin e fluturimeve komerciale të vijnë në vendlindje. Kjo për shkak se informacionet tona thonë se vetëm se ka filluar të komplikohen procedurat e kthimit të njerëzve në aeroportin e Kievit dhe disa kompani tashmë kanë filluar anulimet e fluturimeve atje.

Indeks.mk: Në raste të këtilla, duhet shteti të mendojë fillimin e rezervave ushqimore?

Osmani: Të gjitha vendimet tona ne i marrim në bazë të konsultimeve dhe koordinimet me aleatët tanë në kuadër të NATO-s dhe në bazë të informacioneve në të cilët ne kemi qasje absolute e të pakufizuara për të gjitha informacioneve që i kanë edhe SHBA-të, Britania e Madhe dhe të gjithë vendet që janë pjesë e Aleancës së NATO-s dhe sigurisht që kemi më shumë informacione se vendet që nuk janë anëtare të NATO-s. Pritet që në ditët në vijim të kemi një mbledhje koordinative me institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë, por edhe me ekonominë varësisht prej parashikimeve që do ti bëjnë institucionet, do të ndërmarrim vendime të tilla do të thoja të masave të nevojshme në skenare të ndryshme që mund të zhvillohet.

Indeks.mk: Në fund, lista e atyre që ju kritikojnë nga momenti që keni marrë ministrinë e Jashtme se mbroni interesin e shqiptarëve ose të shtetit të Kosovës para interesit shtetëror është e madh, cila do të ishte përgjigja juaj?

Osmani: Sinqerisht, nuk lodhem shumë me këto vlerësime për shkak se janë tendencioze dhe të pasakta. Fakti që me marrjen e MPJ-së nga një ministër shqiptarë po edhe pse jo edhe pozicioneve tjera, ne kemi dëshmuar se zona ekskluzive në shtet të një komuniteti nuk ka më Maqedoninë e pas marrëveshjes së Ohrit. Por të gjithë punojmë së bashku  për interesin e të gjithë qytetarëve. Mendoj që kjo është marrëveshja më e madhe, jo vetëm e marrëveshjes së Ohrit por edhe e vendit në përgjithësi, duke krijuar një demokraci funksionale, multi-etnike, e pa shoq në rajon por edhe më gjërë. Me integrim të plotë të komuniteteve deri tek një barazi e plotë ndërmjet gjithë qytetarëve dhe gjithë bashkësive etnike dhe unë absolutisht kujt do tjetër që të flet për çështje që nuk kanë të bëjnë me shtetin. Qytetarët duhet ta dijnë një gjë se interesi jonë dhe i punës sonë është që ky shtet, pas anëtarësimit në NATO për të cilën fola e që garanton siguri, tash ta bëjmë pjesë të BE-së, për tju garantuar njerëzve një jetë me standarde evropiane, që ta ndalim migrimin, të rrisim rrogat, pensionet, të bëjmë sistemin arsimorë evropian. Të gjitha përpjekjet tona e kanë një qëllim, njerëzit në RMV, të jetojnë ashtu siç jetojnë qytetarët në vendet e Bashkimit Europian dhe ky është motive për çka ne bëjmë çdo project dhe aktivitet në institucionet që i udhëheqim.

Marketing