23.8 C
Skopje

Zbulohen 3 raste me “Stealth Omicron” në Maqedoninë e Veriut

Konform të dhënave nga laboratori për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë Institutit për Shëndet Publik, me nënvariantin e ri të Omicronit të ashtuquajtur “Stelt” janë infektuar dy persona nga Shkupi dhe një nga Strumica.

MSH-ja njofton se është bërë sekuencimi i 41 mostrave positive të SARS-CoV-2, prej të cilëve 35 kanë qenë infektime me “Omicron” kurse tek tre të tjerë me “Stelt” variantin.

Në Maqedoninë e Veriut ende qarkullon varianti “Delta”, që është zbuluar tek tri mostra nga pacientët që kanë rezultuar pozitiv.

Kohë më parë OBSH-ja njoftoi se “Stelt Omicroni” është zbuluar në 57 vende. Para disa ditëve ky nënvariant ishte zbuluar në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

Sipas simptomave, ky variant është më infektuar dhe përhapet shpejt, por gjithashtu paraqitet me pasqyrë më të lehtë klinike.

Marketing