Iku edhe një pionier i gazetarisë shqiptare, Menduh Ajdini, redaktori i TV Shkupit që refuzoi toponimet sllave

0
102

Pas ish-kryeredaktorit të Radio Shkupit, Rrahim Ganiut, dje, dita e sotme e mori edhe një pionier të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Menduh Ajdinin, i cili ka qenë ndër gazetarët e parë dhe redaktor në Televizionin e Shkupit.

Menduh Ajdini, do të mbahet mend për periudhën e viteve 1980-të, kur ishte redaktor i redaksisë shqipe në Televizionin e Shkupit, në kohën e fushatës së ashpër antishqiptare në emër të luftës kundër “nacionalizmit shqiptar”, kur refuzoi që në emisionet dhe lajmet në gjuhën shqipe, të përdoren toponimet sllave për qytetet e Maqedonisë, si Skopje, Kiçevo, Debar, Bitolla…

Refuzimi i diktatit partiak pati pasoja për të: menjëherë u shkarkua nga detyra e kryeredaktorit, dhe në vend të tij u emërua një kuadër ideopolitikisht “i përshtatshëm” për ta vënë në zbatim këtë masë, ndërsa Menduh Ajdinin e dërguan në një redaksi tjetër për t’u marrë me çështje dytësore.

Kështu, Menduh Ajdini ruajti dinjitetin e ti profesional dhe intelektual, sikundër që po atë kohë, edhe gazeta “Flaka e vëllazërimit” i kishte refuzuar toponimet derisa për këtë të mos e thotë fjalën shkenca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here