33.8 C
Skopje

Ahmeti kujton shokët në Hagë: Jam i sigurt, drejtësia është në anën tonë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në koncertin e Ditës së Plisit që është mbajtur mbrëmë në Shkup me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e tij nga Kosova që gjenden në Hagë.

Ai ka shprehur bindjen se drejtësia është në anën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lavdi e përhershme të gjithë dëshmorëve, të gjithë luftëtarëve. Duhet bërë edhe sakrifica edhe më tutje. Unë, bashkëluftëtarët e mi i kam në Hagë sot. Por, kështu na kanë rastisur – ata që kanë paguar çmim, përsëri duhet të paguajnë çmim dhe unë jam shumë i sigurt se drejtësia është në anën tonë”, ka thënë Ahmeti.

Marketing