Panovski: Urgjentisht të hiqen çertifikatat e vaksinimit, çka na duhen kur nuk kanë efekt!

0
163

Shkup, 18 shkurt – Mikrobiologu Nikolla Panovski ka bërë thirrje për heqjen urgjente të çertifikatave të vaksinimit, pasi precizoi se prej që kur ka filluar të shpërndahet lloji Omicron, nuk ka asnjë dallim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve, transmeton Zhurnal.

Ai në emisionin “Në Qendër” shtoi edhe një fakt i cili shkon në anën e imunitetit natyror, i cili sipas tij, është shumë më i madh se sa imuniteti i fituar me vaksina.

“Me rregull, ata që kanë kaluar virusin duhet të jenë më të mbrojtur se sa të vaksinuarit. Tek ne së fundmi treguan se 13 persona që kanë kaluar virusin kanë ndërruar jetë. Prej të gjithëve që kanë kaluar virusin, e nuk janë vaksinuar, deri tani kanë vdekur 13, e disa prej tyre e kanë kaluar para dy viteve. Nga të vaksinuarit diku 1000 është numri. Dhe tani dikush tregon, ministri Filipçe, dhe e detyroi edhe kryeministri, ekspertët tanë na treguan se vaksina është shumë më e mirë se imuniteti natyror. Edhe e thoshin këtë edhe neve na shumëzonin me zero, edhe botën e shumëzonin me zero”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here