Sot takim i Kovaçevskit me Micotakis në margjinat e konferencës së sigurisë në Munih

0
79

Shkup, 18 Shkurt – Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis pasdite do të mbajnë takim në Munih në margjinat e Konferencës për siguri, që do të jetë edhe takimi i tyre i parë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga kabineti i kryeministrit grek kumtuan se Micotakis gjatë ditës së sotme do të realizojë shumë takime mes të cilave edhe me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, me presidenten e Kosovës, me zëvendëskryeministrin e Izraelit etj.

Delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut në Konferencën e 58-të të Munihut për Siguri që e udhëheq kryeministri Dimitar Kovaçevski, e përbëjnë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë kumtuan se gjatë punës treditëshe në konferencë do të marrin pjesë edhe në shumë ngjarje qendrore dhe shoqëruese në suaza të agjendës së konferencës, si dhe në shumë takime dypalëshe të përbashkëta dhe të veçanta.

Kovaçevski dhe Micotakis, më 31 janar patën bisedë telefonike, ndërsa sipas kumtesave të kabineve të tyre, dy kryeministrat u pajtuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se do të vazhdojë të ndërtohet dhe përforcohet partneriteti, e konstatuan vullnetin e ndërsjellë për përforcim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, me theks të sektorit ekonomik dhe tregtar dhe u dakorduan të takohen në margjinat e Forumit Delfi në Greqi në fillim të muajit prill.

Megjithatë, takimi i tyre i parë dypalësh, vjen gati dy muaj më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here