Rritet për gjysmë denari çmimi i benzinës, dizeli nuk ndryshon

0
56

Shkup, 21 Shkurt – Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,56 % në raport me vendimin e datës 14.2.2022. Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 0,508 %, te nafta për 0,092 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,337 % dhe te mazuti ka rritje për 0,389% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 14.02.2022.

EUROSUPER BS – 95 do të shitet 82,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet 84,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here