33.8 C
Skopje

Çfarë kërkon VMRO dhe Levica, realizon Besa dhe Aleanca

Pas kërkesës së VMRO-së dhe Levicës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë me reagim për të plasuar të njejtën kërkesë kanë dalë edhe partitë nga blloku opozitar shqiptar, respektivisht Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Mesa duket vazhdon koordinimi i koalicionit që nuk arriti të realizojë “puçin” dhe konfirmohet fakti se ASH dhe Besa ndjekin verbërisht veprimet dhe qëndrimet e partnerëve të tyre të opozitës maqedonase.

Ripërsëritja e qëndrimeve të ngjajshme, si  ai i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari  dëshmon qartë se atë çfarë kërkon VMRO dhe Levica mundohet pa aspak hamendje, në mungesë të unit politik ta realizojnë ASH dhe Besa vetëm e vetëm për të arritur pushtetin, pa përllogaritur pasojat e një veprimi të tillë që në këtë rast bie ndesh me synimet e vendit për integrim në Bashkimin Europian.

Marketing