Grubi: Qeveria miratoi edhe një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur buxhetin familjar të qytetarëve

0
126

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar opinionin për miratimin e një vendimi të rëndësishëm në seancën e sotme të Qeverisë.

Ua sjell të plotë postimin e publikuar nga Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi:

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam edhe një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur buxhetin familjar të qytetarëve nga përfitimi i pakontrolluar tregtar në kurriz të tyre”, ka shkruar Grubi.

Vendosëm që nga 1 Marsi deri më 31 Maj të vitit 2022 të kufizojmë marzhin e përfitimit tregtar deri në 5 % të vlerës së shitjes në tregtinë me shumicë dhe deri në 10 % në tregtinë me pakicë për produktet në vijim: Bukë, kripë, sheqer, miell tip 400, vaj luledielli i papërpunuar dhe vaj luledielli për ngrënie, qumësht i qëndrueshëm me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%; mish i freskët dhe produkte të mishit të tharë; djathë dhe gjizë; oriz; vezë; makarona; grurë; pemë dhe perime.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here