Covid-19 në RMV, brenda 24 orëve regjistrohen më tepër të shëruar sesa të infektuar

0
130

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.818 teste të kryera janë regjistruar 631 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 337 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (631) janë regjistruar 102 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 910 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 15.02. deri 21.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 295.712 raste, prej të cilëve 281.582 janë shëruar, kurse 8.968 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5.162 raste aktive me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here