24.8 C
Skopje

Ekskluzive: Shqiptarja nga Karakurti i Ukrainës, Nelli Sypyr: Burrat në luftë, ne kujdesemi për familjet!

Rende nëpër dyqane për të blerë ushqim, dhe në banka për të marrë para…Kështu e përshkruan reagimin e parë të qytetarëve të Ukrainës pas sulmeve ruse. Nelli Sypyr, një shqiptare nga fshatit Karakaurt i Ukrainës, në gjuhën shqipe ka postuar një video në rrjetin social të Facebookut duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e re.

Ajo flet për radhët e gjata, si nëpër dyqane të mbyllura, si nëpër rrugët për ikur nga vendbanimet për t’u strehuar diku fëmijët, gratë e pleqtë, ndërkohë që për burrat, duke përmendur edhe burrin e saj, “duhet të shkojnë në ushtri”.

Kjo shqiptare, përndryshe e njohur për publikun shqiptar me shumë paraqitje të saj nëpër televizione, i falënderon gjithë ata që i janë drejtuar për të pyetur për gjendjen dhe për fatin e tyre, por, kërkon falje që as mund t’u përgjigjet, e as mund të tregojë se ku gjendet momentalisht me djalin e saj të mitur.

Ajo thotë se fshati i saj, Karakurti, dhe tri të tjerët në rajonin  e Zaporozhjes, janë në rrezik dhe mendon se ndoshta duhet të bëhet një korridor për t’u larguar prej andej dhe për t’u vendosur “ndoshta në Shqipëri”.

Gjatë ditës ishte i vështirësuar komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ndaj dhe ky postim i kësaj shqiptareje është një ekskluzivitet i rrallë që flet nga për së afërmi për zhvillimet e atjeshme.

Marketing