28.8 C
Skopje

Me armë në duar e gati për luftë,ish-presidenti Poroshenko:Putini është i çmendur

sh-presidenti ukrainas Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat e mbrojtjes – foli këtë mëngjes për CNN këtë mëngjes nga rrugët e Kievit, duke thënë se ukrainasit janë gati të mbrojnë vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,”-tha ai.

Ai e quajti presidentin rus të çmendur.

“Ai është thjesht i çmendur. Ai është thjesht i keq që vjen këtu për të vrarë ukrainasit”,-tha Poroshenko.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra larg nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SËIFT dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”,-tha ai.

Marketing