Delegacioni ukrainas mbërrin në kufi për bisedime, mungon Zelensky, kush janë 3 zyrtarët që marrin pjesë në takim (Video)

0
124

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

Çështja kryesore e negociatave për palën ukrainase është arritja e armëpushimit të menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse nga territori ukrainas, njoftoi zyra e Zelensky ndërsa bisedimet e paqes fillojnë në Bjellorusi.

Ky takim vjen në një kohë që në shumë qytete të Ukrainës, zhvillohen ende dyluftime me armë mes palëve.

Gjatë ditës së djeshme presidenti ukrainas, e refuzoi propozimin e rusëve për t’u takuar në Bjellorusi, por pas garancive të Lukashenkos, ai pranoi dhe sot priten me interes bisedimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here