23.8 C
Skopje

Votimi në rezolutën në OKB, Basha: Koha që bota të bashkohet kundër luftës

Në një postim në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje për të votuar rezolutën në OKB. Ndër të tjera, Basha ka shkruar se është momenti që bota të bashkohet kundër luftës dhe pro paqes.

“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria & SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. #QëndrojmeMeUkrainën”, ka shkruar Basha në Twitter.

Marketing