As VMRO dhe LEVICA nuk e shpëtuan Fadil Zendelin nga shkarkimi

0
102

Me 61 vota pro, asnjë kundër e të përmbajtur shumica parlamentare ka konstatuar shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvijza Besa nga pozita anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Shkarkimi i Zendelit vjen pas një debati tre ditor dhe i njejti ditë më parë u mbrojt nga opozita e bashkuar shqiptaro-maqedone, VMRO, Levica dhe ASH.

I pyetur nga indeks.mk Zendeli ka thënë se nuk po përdoret si figurë e VMRO-së për të bllokuar Kuvendin. Në prononcimin e tij ka thënë se partitë opozitare të bashkuara, shqiptaro-maqedone po mbrojnë procedurën e jo emrin e përveçëm. Sipas tij po shkelet procedura, njofton indeks.mk

“Ska të bëj asgjë me VMRO-në. Ka të bëj me shkarkimin tim i cili është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, i tha Zendeli portalit Indeks.mk

Ndryshe, dje deputetët e shumicës, Arbër Ademi dhe Skender Zejdi Rexhepi, akuzuan opozitën e bashkuar shqiptaro-maqedone se nëpërmjet Zendelit po tentojnë të bllokojnë funksionimin e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here