Darko Kaevski, zëdhënës i ri i LSDM-së

0
223

Shkup, 3 mars – Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme e emëroi Darko Kaevskin për zëdhënës të ri të partisë, pasi i mëparshmi Kostadin Kostadinov, u zgjodh kryetari i komunës së Strumicës.

“Kaevski ka magjistruar në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, ndërsa në vazhdim janë edhe studimet e tij të doktoraturës .
Ai është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat. Në periudhën 2018-2020 ka qenë kryetar i Rinisë Socialdemokrate të LSDM-së, kumtoi LSDM për biografinë e Kaevskit.

Partia thekson se zëdhënësit e saj Darko Kaevski dhe Bogdanka Kuzeska janë në dispozicion të gazetarëve dhe opinionit për pyetje të çfarëdolloj interesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here