33.8 C
Skopje

Grubi në Opinion: BE duhet të përqafojë Ballkanin të mos lejojë ndikimin rus

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se reagimi i BE për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmi rus është i pamjaftueshëm. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion” tha se vendi i tij ka 17 vjet që pret të integrohet në BE. Sipas tij procesi i integrimit të Ukrainës duhet të fillojë pak më vonë se Maqedonia. Në fund, Grubi bëri thirrje që BE unifikojë politikën e saj të sigurisë që të mos lejohet përhapja e ndikimit rus në Ballkan.

“E konsideroj të pamjaftueshëm se vendi im është kandidat nga 2005 për anëtarësim në be, Në 2007 morëm rekomandimin për negociatat me BE. Në 2009 morëm liberalizimin. Kemi 17 vite që endemi në korridoret e BE në pritje për integrim.  Tani është çështja e Ukrainës. Jo pak më vonë se ne, Kjo duhet të jetë zile alarmi për BE që të unifikojë politikën e jashtme dhe sigurisë së saj. BE duhet të përqafojë Ballkanin të mos lejojë ndikimin rus”, u shpreh Artan Grubi.

Marketing