28.8 C
Skopje

Edhe sot vërehen rradhë para pompave të benzinës

Pas një lajmi të rrejshëm që qarkulloi mbrëmë se nuk do të ketë derivate të naftës, qytetarë të shumtë  vërshuan pompat e beniznës në vend.

Edhe pse nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) sigurojnë se ka mjaftueshëm rezerva të naftës ndërkaq theksojnë se disa tregtarë po manipulojnë qëllimisht për të destabilizuar tregun, qytetarët edhe sot pritnin para pompave të benzinës për tu furnizuar me derivate.

Nga Inspektorati shtetëror i tregut për tv Klan M  thonë se mbrëmë kanë qëndruar në terren pasi kanë pranuar ankesa nga konsumatorët se pompat e benzinës kanë kufizuar sasinë e derivateve të naftës edhe pse nuk kanë konstatuar ndonjë shkelje nga ana e tregtarëve dhe nuk ka ndonjë kufizim të tillë.

Gjithashtu nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për KlanM konfirmuan se edhe sot do të qëndrojnë në terren.

/KlanMacedonia/

Marketing