33.8 C
Skopje

Shkup, 158 kundërvajtje në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 masa prej të cilave 49 janë për tejkalim shpejtësie, 10 për mosregjistrim të automjeteve dhe 13 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 3 për errësim të xhamave dhe 57 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing