28.8 C
Skopje

Talat Xhaferi në vizitë zyrtare në Kosovë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi prej sot qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

Siç ishte planifikuar, Xhaferi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas së cilës dy kryeparlamentarët do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhaferi do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Xhaferi sot pasdite është paraparë të takohet edhe me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Xhaferi nesër do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Kadriu.

Marketing